Nga Tirana стартoi edicioni i 83-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në vend, që këtë vit mbledh 122 çiklistë nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa.

Etapa e parë nisi nga Sheshi Skënderbej, duke sjellë atmosferë festive dhe emocione sportive në rrugët e kryeqytetit.

Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes, ku uroi suksese të gjithë sportistëve dhe vlerësoi rëndësinë e organizimit të këtij eventi për promovimin e sportit dhe turizmit në vend.

Nën organizimin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për herë të parë turi do të përshkojë pesë qarqe të vendit – Tiranë, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë – në pesë etapa, duke e kthyer Shqipërinë në një skenë të rëndësishme të çiklizmit ndërkombëtar.