Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, drejtues të bashkive dhe qarqeve, deputetë, përfaqësues të institucioneve qendrore, partnerë ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Diskutimet u fokusuan në procesin e integrimit europian, përgatitjen e qeverisjes vendore në këtë drejtim, si dhe thellimin e decentralizimit si një mundësi për forcimin e qeverisjes lokale dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Forumi u vlerësua si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi për avancimin e reformave në nivel vendor dhe rritjen e transparencës në vendimmarrje.