U zhvillua konferenca mbi lançimin e rezultateve kryesore të Sistemit të Matjes së Performancës dhe Grantit të Bazuar në Performancë, instrumente të rëndësishëm që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike në nivel vendor.

Gjatë konferencës u theksua rëndësia e përdorimit të këtyre mekanizmave si mjete për forcimin e qeverisjes vendore, rritjen e llogaridhënies dhe nxitjen e performancës së njësive të vetëqeverisjes vendore, në përputhje me standardet evropiane.

Zbatimi i Sistemit të Matjes së Performancës dhe i Grantit të Bazuar në Performancë kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e eficiencës së administratës vendore dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.