U zhvillua e Mbledhja e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore, pjesëmarrës ishte edhe kreu i Shoqatës së Qarqeve, Z. Aldrin Dalipi, i cili drejtoi këtë mbledhje ku u diskutuan një paketë projektaktesh të cilat prekin funksionet e pushtetin vendor.

Axhenda

  • Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014, "Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit", të ndryshuar";

  • Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit", të ndryshuar";

  • Projektvendimi "Për përcaktimin e sasisë në përqindje të sipërfaqes së stokut të ndërtesave publike për t'u rinovuar çdo vit, kundrejt sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike";

  • Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr.283, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore", të ndryshuar";

  • Projektvendimi "Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në toka bujqësore";

  • Urdhëri "Për ngritjen e task forcës ndërinstitucionale të sezonit turistik veror".