Në mbledhjen e Këshilli Konsultativ Qeveri Qendrore–Vetëqeverisje Vendore, së bashku me kryetarë bashkish dhe qarqesh, përfaqësues të qeverisë qendrore, pushtetit vendor dhe organizatave partnere, u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional në nivel kombëtar.

Takimi dëshmon angazhimin e përbashkët për forcimin e institucioneve vendore, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në fokus ishte koordinimi më i ngushtë mes niveleve të qeverisjes, si një hap i rëndësishëm drejt një administrimi më efikas dhe më afër nevojave të komunitetit.