Sot u zhvillua mbledhja nëpërmjet platformës online e Këshillit Konsultativ Qeveri Qëndrore – Vetëqeverisje Vendore.

Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë dhe bashkëkryetar i Këshillit Konsultativ, Z. Aldrin Dalipi.

Ai i uroi mirëseardhjen në këtë mbledhje të gjithë të pranishmëve dhe shprehu vlerësimin e tij për bashkimin në këtë skuadër të Z. Enea Hoti si Drejtor i Agjensisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Z. Dalipi theksoi që Z.Hoti është një kontribues me shumë vlera në reformën e Qeverisjes Vendore prej shumë vitesh dhe beson që do e inkurajoj në të gjithë proceset e rëndësishme që po vazhdohen në këtë fushë. Gjithashtu, ai falenderoi dhe kontributin e Z. Saimir Plaku për periudhën që ishte në këtë agjensi.

Axhenda e mbledhjes së sotme ishte:

  • Prezantimi i projektvendimit Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Shëndetsisë 2021-2023; plani i veprimit 2021-2023 sipas formatit IPSIS nga Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale.

  • Prezantimi i projektvendimit "Për krijimin, përbërjen, organizimin, veprimtarinë dhe rregullat e funksionimit të Komitetit Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin; nga Kryeministria (Fondi Shqiptar i Zhvillimit).

  • Prezantimi i projektvendimit ;Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.682, datë 29.7.2015, të Keshillit të Ministrave, "Për përdorimin e fondeve publike për transportimin e punonjësve arsimore që punojnë dhe të nxënësve që mësojne jashtë vendbanimit;, i ndryshuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

  • Prezantimi i udhëzimit; Mjetet që përdoren për peshkim çlodhës; argëtues dhe mënyrën e lëshimit të autorizimit; nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

  • Prezantimi i projektvendimit "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë" nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.