Gjatë takimit u arrit dakordësi për miratimin e një sërë rregulloresh të rëndësishme, ndër to edhe ajo që lidhet me kriteret e ushtrimit të veprimtarisë në stacionet e plazheve, me synim përmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike. Po ashtu, u aprovuan standarde të reja për ofrimin e shërbimeve në fushën pyjore, duke forcuar mbrojtjen e mjedisit dhe administrimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Në fokus të mbledhjes ishte gjithashtu diskutimi me përfaqësuesit e pushtetit vendor mbi nismat më të fundit të qeverisë dhe ndikimin konkret që këto politika pritet të kenë në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe në përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Ky proces konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmbushjes së objektivave kombëtare për një zhvillim modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane.