Përfaqësues të Shoqatës të Qarqeve morën pjesë në takimin “Strong Albanian Local Statistics (SALSTAT II)”, projekt i Swiss Development Cooperation (SDC), i mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Gjatë takimit ekspertët e INSTAT prezantuan rezultatet  për vitin 2025, si edhe plani i aktiviteteve për vitin e ardhshëm.

Të dhënat e publikuara përbëjnë një bazë të vlefshme informacioni për politikat e qeverisjes vendore.