Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, zhvilloi një takim me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me zhvillimet dhe ecurinë e qeverisjes vendore në Shqipëri, me fokus të veçantë rolin e nivelit rajonal dhe kontributin e këshillave të qarqeve në forcimin e demokracisë vendore. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e angazhimit të këshillave të qarqeve në përfaqësimin e interesave rajonale dhe në nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe për forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve vendore dhe strukturave evropiane, në funksion të përmirësimit të qeverisjes vendore dhe zhvillimit rajonal.