Gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore – Qeverisje Vendore, u diskutuan një sërë projektesh dhe vendimesh të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e territorit, mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e burimeve natyrore dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Projektet e diskutuara përfshinë:

• Projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, të ndryshuar;

• Projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 712, datë 31.7.2013, për procedurat e konkurrimit publik për të drejtën e peshkimit dhe zhvillimin e akuakulturës”, të ndryshuar;

• Projektvendimin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”;

• Projektvendimin “Për miratimin e rregullave për trajtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e materialit drusor dhe prodhimeve jodrusore pyjore”;

• Projektvendimin “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të sistemit të integruar mjedisor”;

• Projektvendimin “Për miratimin e Procedurave Standarde të Veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”;

• Prezantimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Strukturat e Diasporës dhe Migracionit.