Mikpritja e projektit #GearUp me EuroRajonin Adriatik-Jonian
Në Europe House Tirana, së bashku me EuroRajonin Adriatik-Jonian, mikpritëm projektin europian #GearUp, që mbështet të rinjtë e Ballkanit Perëndimor. Projekti synon të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri dhe të promovojë kohezionin rajonal.
Aktiviteti mblodhi zëra me ide, vizion dhe energji për të diskutuar mbi projektet që afrojnë të rinjtë me mundësitë dhe vlerat e Bashkimit Europian.







