Një bisedë e pasur me ide dhe energji u zhvillua me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, ku mori pjesë edhe Kryetari i Qarkut Tiranë. Takimi u fokusua mbi projektet konkrete vendore dhe rajonale dhe mbi rolin e të rinjve në ndërtimin e së ardhmes europiane.
Veçanërisht u diskutua rëndësia e Itinerareve Kulturore të Këshillit të Europës, të cilat lidhin historinë, kulturën, turizmin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Takimi theksoi se e ardhmja ndërtohet me bashkëpunim dhe përfshirje të rinisë në iniciativat vendore dhe rajonale.









